Hajnat i hynë në shtëpi, i vjedhin 10 mijë euro dhe ar në vlerë 14 mijë euro

0

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmë në Policinë e Prishtinës.

Sipas ankuesit, persona të dyshuar e të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij në Vranidoll të Prishtinës, me ç’rast i kanë vjedhur para në shumën prej 10.000 (dhjetëmijë) euro, si dhe ar sipas tij në vlerë 14.000 (katërmbëdhjetëmijë) euro.

Sponzor

Rasti i iniciuar mbetet nën hetime intensive nga njësitet policore.

-Sponzor-