Gladiatori shqiptar

0

Shkruan: Ilirida Rexhbogaj

Gladiatorët në  Romën e lashtë stërviteshin për t’u vënë në luftë, ishin luftëtarët më të fuqishëm, ata përlesheshin për vdekje.

Pikërisht  më këtë nofkën “Gladiatori” e pagëzuan Lorik Canën në Marsej, ai për ta ishte frymëzim, më shumë se një lojtar,  luante me zemër, me aq zemër sa përleshet dikush për vdekje.

Ishte edhe luftëtar , sepse nëse ne fushë ishte Lorik Cana , futbolli nuk ishte vetëm një lojë. Ndeshja duhej fituar në çdo formë për këtë ai jepte shpirtin në fushë dhe kështu i mësonte edhe lojtarët. Edhe pse aty kishte lojtar të njohur si Frank Riberi, kapiteni ishte shqiptar,  ishte Lorik Cana.

Karriera e Canës, është karriera më e madhe që ka pasur një futbollist shqiptar.  Ishte shqiptari i parë që luajti në “Premier Ligë”. Kapiteni ynë u lind me 27 korrik të vitit 1983, dhe si shtytës për t’u bërë futbollist pati babain e tij.  Në ekipin ku Loriku fillimisht  luajti,  trajner kishte babain e tij.

Loriku në moshën 16 vjecare u ftua në provë nga skuadra  e Arsenalit, por fati nuk deshi që  të mbërrinte atje, për shkak se atij nuk i’u dha viza britanike.

Ai nuk që asnjëherë kapiten me i mirë sesa në kombëtaren shqiptare. Cana është kapiteni legjendar shqiptar më të cilin Kosova dhe Shqipëria do krenohen gjatë, kështu të dyja së bashku sepse ai asnjëherë nuk i ndau.  Megjithëse është më prejardhje nga Gjakova, një kosovar, Loriku është simboli më i mirë i një shqiptari dhe simbolizon më se miri Kosovën dhe Shqipërinë.

Përveçse  një sportist i mirë Cana ka edhe klas , ai mahniti  edhe francezet.  Paraqitja e tij u vlerësua si paraqitja më me klas e një futbollisti në një studio televizive.

Nëse ka një simbol futbolli shqiptar ai është Lorik Cana, sepse shqiptarve ju dha dashuri për futbollin, por Loriku nuk ishte vetëm një futbollist.  Nuk ka shqiptar që nuk është ndjerë krenar në ndeshjen Shqipëri –Serbi, kur flamuri i shqiptarve valoi në Serbi, aq krenar,  me shkrimin “Autokton”, tamam si shqiptaret.  Tifozet shqiptar edhe pse i lanë jashtë stadiumit gjetën formën për të përkrahur ekipin e tyre qe atë ditë përveç futbollit do shkruante historinë. Ata mbrojtën flamurin, dhe Loriku si kapiten i tyre i mbrojti edhe ata.

Historia u përsërit, kësaj radhe në një ndeshje futbolli, shqiptarët e kohës tonë e mbrojtën  flamurin, siç e  patën mbrojtur breza te tërë, siç i ka hije një simboli të shenjët.

Këtij rasti i’u kënduan dy këngë , e në njërën  ai quhet “ Lorik Cana zemra e shqipes”, siç edhe është . Gjithashtu momentin kur Loriku mbrojti flamurin shqiptar, Lekë Dobruna -ish ushtar i UCK-së e ka  bërë tatuazh.

Loriku është i martuar më Monika Cana dhe kanë një djalë  që e ka pagëzuar me një emër te lashtë ilir, Bojken.

Ai është kapiteni legjendar shqiptar, një  shembull së më punë  gjithçka është e mundur , ai la futbollin por historia e futbollit shqiptar nuk do e harroj asnjëherë. Ky është Lorik Cana .