Gjuriq thotë se Kosova nuk dëshiron paqe por …

0
“Nga deklaratat e Ramush Haradinajt është e qartë për të gjithë se në Prishtinë ka njerëz që nuk duan paqe, por po përgatisin një luftë”.

Kështu ka deklaruar drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Ramush Haradinaj ka të drejtë se nuk mund të ketë ndarje dhe këmbim të territorit të Kosovës dhe Metohisë, sepse i gjithë territori i KIM është pjesë e Republikës së Serbisë”, ka shkruar Gjuriq në rrjetin social në Twitter, transmeton lajmi.net.

Sponzor

Kryeministri Ramush Haradinaj, deklaroi se nuk ka ndarje të Kosovës dhe se nuk do të ketë shkëmbim të territorit.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq duhet ta kuptojë se durimi ynë nuk është i pakufishëm dhe se do të mbrojmë të drejtën tonë”, ka thënë Haradinaj./Lajmi.net/

-Sponzor-