Gjendet pa shenja jete reperi i njohur

0

Reperi i njohur amerikan Young Greatness është gjetur i vdekur në New Orleans.
Young Greatness, 34 vjeç, është qëlluar për vdekje në New Orleans, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Emri i tij i vërtetë është Theodore Jones, i cili njihet për hitin “Moolah”, të publikuar në vitin 2015, me të cilin kishte grumbulluar më shumë se 30 milionë klikime në YouTube.

Sponzor

Sipas raporteve lokale, reperi është qëlluar në orët e hershme të së hënës, jashtë restorantit “Waffle House”.

Vdekja e tij është konfirmuar edhe nga mjekët, të cilët deklaruan se Greatness nuk mundi t’i bëjë ballë plagëve. Ndërsa, dorasi është në kërkim të policisë.

-Sponzor-