Gazetari spanjoll inflitrohet në mafinë shqiptare, zbulon detaje të pabesueshme

0

Mafia shqiptare dhe kriminelët e vendit tonë kanë zënë prej kohësh një hapësirë të konsiderueshme në mediat e huaja.

Së fundmi një gazetar spanjolli quajtur David Beriain ka investiguar trafikun e drogës dhe qenieve njerëzorë në botë, ndërsa është fokusuar edhe në Shqipëri.

Sponzor

I infiltruar brenda mafias, Beriain do të sjellë më 21 nëntor një sërë dokumentarësh të realizuar në botën e errët të krimit në gjithë planetin.

Sa i përket vendit tonë, gazetari spanjoll ka njoftuar në spotin e dokumentarit se mafia shqiptare udhëhiqet nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.

Ai ka treguar se këtu është shumë e lehtë të ndryshosh identitetin duke e dëshmuar këtë me zë dhe figurë.

Beriain ka thënë:

Unë regjistrova për herë të parë Clandestino në rrugët e Evropës, me këtë Camorra të re të udhëhequr nga mafiozët ndonjëherë adoleshentë. Kemi parë se sa e lehtë ka qenë të arrijmë një identitet të ri në Shqipëri dhe kemi hyrë me mafian e atij vendi në një botë të sunduar nga kodet stërgjyshore të nderit dhe hakmarrjes.”

 

-Sponzor-