Gary Neville e quan Xhakën pakurrizor

0

Ish-mbrojtësi i djathtë i Manchester United dhe legjenda e Kombëtares Angleze Gary Neville është treguar shumë i ashpër me lojtarët e Arsenalit në ndeshjen e kësaj të fundit përballë Manchester Cityt.

Ai ka veçuar tre lojtarë për performancë shumë të dobët, e mes tyre është edhe zvicerani me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka. Dy të tjerët janë Mesut Oezil dhe Aaron Ramsey.

Sponzor

“Shikoni Ramseyn është duke ecur. Ai po ecën. Xhaka po ecën, Oezil po ecën. Ata po ecin! Mos ecni në ‘Wembley’. Mos ecni në fushë futbolli. Është a pabesueshme. Jeni 2:0 në disavantazh, vraponi”, ka thënë Neville i nevrikosur.

Ai i ka quajtur të tre ‘pakurrizor’ ndërsa Arsenali e humbi finalen e Carabao Cup me rezultat të thellë 3 me 0.

Ndërkohë, trajneri i Arsenalit Arsene Wenger nuk ka qenë shumë i zemëruar në konferencën për medie. Ndoshta, Xhaka mund ta ketë pësuar nga francezi në zhveshtore por ai është shfaqur i përmbajtur para gazetarëve, madje duke e sulmuar vetë Neville-n dhe komentin e tij.,/Gazeta Newborn/

-Sponzor-