FOTO/ Nuk do ta njihni! Këngëtarja e famshme shfaqet e transformuar, fansat: Ti je?

0

Këngëtarja e njohur Iggy Azalea i ka befasuar fansat me një foto të postuar së fundmi në Instagram.

Reperja australiane reklamon në këtë foto modelin e saj të reçipetave, por me sa duket vëmendjen e fansave e rrëmbeu pamja e saj. Të gjithë fansat e saj i vunë në dukje se ajo shfaqej e tjetërsuar në këtë foto, aq sa mezi njihej.

Sponzor

“A je ti”

“Unë mezi e njoha Iggy-n! Shumë bukur”

“Dreq ju dukeni shumë ndryshe!!! Ju jeni me të vërtetë e mrekullueshme”, ishin disa nga komentet e fansave të saj.

27-vjeçarja gjatë viteve ka pasuar një metamorfozë në pamjen e saj, duke filluar që nga ndërhyrja estetike tek hunda e saj, e deri tek gjoksi.

Në vitin 2015 ajo pranoi publikisht se kishte ndërhyrë tek hunda e saj, ndërsa kohë më parë kishte folur rreth rimodelimit të gjoksit të saj.

Në një intervistë të dhënë asokohe ajo ka thënë se fillimisht mendoi të mos tregonte rreth ndërhyrjeve kirurgjikale në pamjen e saj, por më në fund vendosi të mos e mbaj sekret sepse ndryshimi ishte mëse i dukshëm.

Reperja e njohur së fundmi është duke u përgatitur për publikimin e albumit të saj të dytë, “Surviving The Summer”.

 

-Sponzor-