Foshnja e parë në 10 vjetorin e pavarësisë është vajzë

0

Atë e pagëzuan me emrin Renea. Në orën 03:40 ka ardh në jetë foshnja e parë e 10 vjetorit të pavarësisë. Ajo është vajzë dhe është pagëzuar me emrin Renea Kozhani. Rena peshoi 3.350 kilogramë.

Foshnja e parë e 10 vjetorit, mori dhuratë “pakon e amësisë”, nga ambasadorja e Finlandës në Kosovë Pia Sternvall. Sternvall e vizitoi më herët foshnjën e parë që lindi në këtë 10 vjetor “Pakoja e amësisë” apo “kutia e foshnjës finlandeze” është një kuti e njohur në tërë botën me gjëra të nevojshme për vitin e parë të lindjes së fëmijëve, e cila jepet falas nga qeveria finlandeze për të gjitha foshnjat që lindin në Finlandë.

Sponzor

Finlanda është shteti nga ku nis historia e pakos së amësisë. Qysh në vitet 40-ta u prezantuan versionet e para të saj. Në fillim kutia për foshnje ishte një mjet për të mbështetur familjet e varfra dhe për të siguruar që nënat ishin të përfshira në sistemin kombëtar të kujdesit shëndetësor.

-Sponzor-