Flora Brovina e publikon edhe një fotografi tjetër nga lufta e Kosovës

0

Deputetja e PDK’së, Flora Brovina gjatë seancës së Kuvendit ka treguar një fotografi të një vajze 7-vjeçare për të cilën ka thënë se ka vdekur pas dhunimit nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë

Brovina tha se fotografinë po e tregon me lejen e familjes së vogëlushes së ndjerë, e me këtë ajo tha se po dëshmon edhe një herë krimet që Serbia ka bërë në Kosovë.

Sponzor

“Ky fëmijë, po e tregoj me lejen familjes, ka vdekë gjatë dhunimit, vajzë 7-vjeçare, kjo është akuzë për gjenocid”, ka thënë Brovina në momentin kur e ka ngritur në Kuvend një fotografi të një vajze të dhunuar në luftë.

Brovina po ashtu tha se gjenocid dhe krim ndaj njerëzimit është edhe mbyllja e shkollave shqipe gjatë luftës në Kosovë.

Ajo ka përmendur edhe vrasjet e ushtarëve tëq UÇK’së, për të cilët tha se paraqiteshin si vetëvrasje por në të vërtetë ishin vrasje nga serbët.

“Kryerja e vetëvrasjeve në thonjëza të ushtarëve shqiptarëve pas marrjes së rezolutës dhe mijëra ushtarë të cilët kinse kanë bërë vetëvrasje vijnë në arkivole, këto duhet shtuar rezolutës që të jetë e plotë për të gjitha masakrat. Mendoj se humaniteti e vërteta është jo vetëm kur flasin të huajt por edhe ne vetë për ato që kanë ndodhur në Kosovë. Ndoshta mjafton që 20 vite s’kemi folur në këtë Kuvend qoftë edhe me lejen e familjarëve. Nuk na është mundësuar çdo herë të flasim për këto çështje”, tha Brovina.

-Sponzor-