Flet Ervis Martinaj për përplasjen me armë në ish- Bllok: Si nisi sherri!

0

 

 

Martinaj, një emër jo pak i njohur në Tiranë prej 24 orë qëndron i izoluar në ambjentet e spitalit të burgut, pranë QSUT, ndërkohë që ka pranuar ti përgjigjet disa pyetjeve të “Shqiptarja.com”, pyetja të cilat janë përcjellë tek ai nga avokati mbrojtës.

Martinaj ka rrëfyer se është qëlluar me një plumb, pikërisht kur ka hyrë në mes dy personave që po kacafyteshin me grushta, Fabiol Gaxha dhe Marvil Bilo.

Në rrëfimin e tij, Martinaj thotë se ka humbur ndjenjat dhe nuk është në gjëndje të kujtojë se çfarë ka ndodhur, madje nuk ka qënë në gjëndje të dëgjojë krismat që kanë vijuar.

Martinaj, thotë se kur është përmendur, ka shkuar tek banaku duke u zvaritur dhe aty ka parë Redi Popeskun me një shishe wiski në dorë. I ka kërkuar ndihmë, dhe ashtu siç ishte i dehur ai e ka ndihmuar, duke e çuar deri tek taksitë, ku është nisur në spital.