Fjalët emocionuese të Milot Rashicës para mediave, pas fitorës së Kosovës

0

Milot Rashica ka thënë para mediave se ai ndihet mirë me fitoren e sotme kundër Ishujve Faroe

Sipas tij, edhe ndeshjen me Azerbajxhanin ata luajtën mirë edhe pse nuk e kishin topin shumë në posedim.

“Ne luajtëm shumë më mirë në këtë ndeshje, sepse patëm më shumë topin se kundër Azerbajxhanit. Ishte një ndeshje speciale dhe shumë emocionale”, ka thënë ai, duke aluduar në kujtimet e tij që ka për legjendën e Kosovës, Fadil Vokrri.

Në anë tjetër, ai ka thënë se është i lumtur që me në fund ka luajtur në Prishtinë.

“Është hera e parë që po luajmë në shtëpi. Kjo ka qenë një mundësi e mirë për neve, sepse kemi qenë të motivuar për të luajtur, kurse edhe përkrahja e tifozëve nuk mungonte. Trajneri ka dashur që unë të luaj me krah në sulm. Por, çka është me rëndësi është se ne i kemi marrë pikët para dhe kjo është më rëndësi”, ka thënë Rashica.

Video nga arkiva:

Milot Rashica stellt sich in Bremen vor

Milot Rashica hat Bock und findet: „Werder ist ein großer Verein“.

Posted by DeichStube on Wednesday, January 31, 2018