Fillon protesta e studentëve kundër ngacmimeve seksuale në UP

0

Studentë dhe OJQ të ndryshme tashmë janë mbledhur para Rektoratit të UP-së, duke protestuar për deklaratën e prorektores Teuta Pustina – Krasniqi, e cila ditë më parë dha një këshillë dhe bëri një apel për gratë që të mos vishen në mënyrë provokuese, për t’iu shmangur ngacmimeve seksuale në institucione arsimore.

“Por, një porosi, do të thotë edhe gjinisë femërore, studenteve, stafit akademik, stafit administrativ, i apeloj që mos të, mos të provokojnë, mos të vishen në mënyrë provokative”, tha Pustina-Krasniqi duke folur për emisionin “Frontal” në T7, në një storie për ngacmimet seksuale në Universitetin e Prishtinës.

Sponzor

Deklarata e Pustinës lidhur me ngacmimet seksuale në institucionet publike ka ngjallur reagime të shumta, dhe po shihet si deklaratë fyese nga kolegët e saj, profesorët, OJQ-të dhe aktivistët e të drejtave të grave, shkruan Gazeta Express.

Këto janë pamje nga protesta që po ndodh tani:

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/fillon-protesta-e-studenteve-kunder-ngacmimeve-seksuale-ne-up-517269/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

-Sponzor-