FILLOI PUNA NË RRUGËN BABUSH – TËRN – LUBOC – KOSHARE – SLIVOVË, FERIZAJ

0

3 maj 2019

Të premten zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit Rexhep Kadriu, mori pjesë në fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, Ferizaj.

Sponzor

 

Zëvendësministri Rexhep Kadriu deklaroi se falë përkushtimit të ministrit Pal Lekaj dhe kreut të qeverisë Ramush Haradinaj, sot po fillojnë punimet për asfaltimin e kësaj rruge në mënyrë që banorëve të kësaj ane t’u mundësohet qasje më e lehtë në destinacionet e tyre. Ai shtoi se asfaltimi i kësaj rruge u jep fund pritjeve të banorëve të këtij lokaliteti, që janë shkaktuar si rezultat i procedurave të OSHP-së.

 

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu, duke e falënderuar ministrinë dhe angazhimin e deputetëve për realizimin e kësaj rruge me rëndësi për banorët, i falënderoi qytetarët që gravitojnë këtë rrugë për durimin dhe mirëkuptimin e treguar.

 

Rruga Babush – Tërn – Luboc – Koshare – Slivovë, Ferizaj, është e gjatë 9.7 kilometra, ndërsa vlera e investimit është mbi 1.8 milion euro.

-Sponzor-