Festa e pabarazisë

0

Autore: Ilirida Rexhbogaj

U nis për të shënuar protestë e po na rezulton si festë. Është pra kjo dita  ndërkombëtare e gruas.

Sponzor

Një ditë kushtuar  gruas që sjell në jetë arritjet që janë bërë, problemet e saj në shoqëri, si dhe pozicioni i saj aty.

Për 8 Marsin, edhe  këtë vit nuk pati ndonjë ndryshim përveç dilemës se përvjetshme, 8 Marsi, a duhet  të festojmë apo protestojmë ?

Duket se shqiptarët këtë festë e morën me pozitivitet. Ata uruan nënat, gratë  e disa u kujtuan se kjo festë i përket edhe vajzave  në përgjithësi.

Në rrjetet sociale, edhe këtë vit dominonin urimet për nënën . E për dallim nga kjo disa kërkuan falje  qe nuk i’u bashkuan festës, me arsyetimin se nuk ka ditë kushtuar nënës. Ata këtë festë u adresonin vetëm nënave , dhe për nënat e tyre kërkuan jetë për  t’i dhuruar dashuri, dhurata  dhe kujdes e jo vetëm një ditë.

Kjo festë pati nisur me grevë që rezultoi me një fatkeqësi prej 139 femrave te vdekura në Nju Jork [1]. E këtë protestë të nisur nga viti 1911, disa e vazhduan edhe në këtë ditë.  Kështu pavarësisht  pozitivitetit tonë si shoqëri duhet të shohim a kemi  për çfarë të festojmë.

Në  Kosovë,  e përbejnë gjysmën e popullsisë. Megjithatë, vetëm 12 përqind e tyre janë të punësuara e shumë prej tyre nuk kanë kontratë pune.[2] Përveç punësimit ato ende janë të diskriminuara. Në emër të tyre vendos dikush tjetër, e ndaj disa te tjerave ushtrohet dhunë. Sipas një studimi te fundit rreth 60 përqind e grave shqiptare pohojnë se kanë pësuar dhunë të paktën një herë në jetën e tyre.

Në bazë te statistikave te Policisë së Kosovës  gjatë vitit 2017 janë evidentuar rreth 1200 raste të dhunës ndaj grave. Sevdije Berisha nga Peja, me 17 nëntor të vitit 2017 gjeti vdekjen pasi u godit me sëpatë nga bashkëshorti i saj, përveç këtij rasti  janë edhe pesë viktima të vdekura  si pasojë e dhunës[3]. Abuzimi  e vrasja ndaj Donjeta Pajazitit që ndodhi në vitin 2014  na u ‘kurorëzua’ me lirimin e të dyshuarit kryesor . Edhe kjo kaloi në mjegull. Rrahje, maltretime dhe deri në vrasje të grave,  kanë shënuar rritje gjatë vitit 2018 në Kosovë.[4]

1496 raste të viktimave të dhunës i kemi vetëm brenda vitit 2018 në Kosovë..[5]

E sa i përket progresit qe po bëhet nga ana e Policisë, në dënimin e te akuzuarave, organizata joqeveritare amerikane, Human Rights Watch e cilësoi kështu: Dhuna në familje ka mbetur e përhapur në Kosovë ku policia vepron pak kundër saj, ku ka pak dënime dhe gjykatësit hezitojnë të dënojnë bashkëshortët abuzivë.

E nje nëne per dhunën  qe përjetoi u deklarua: Dhuna psikologjike ka qenë e përhershme, por dhuna fizike më ka bërë të ndjehem shumë keq, nuk e doja veten, nuk doja më të qëndroja më në atë shtëpi. Urreja veten, e kisha unë fajin për çdo gjë, ose të paktën kështu më bënte të ndjehesha.[6]

Kështu viti 2019 na erdhi edhe më furishëm me rastin e dhimbshëm e  të miturës nga Drenasi, e cila përjetoi dhunë te vazhdueshme nga persona qe ne fakt duhej te mbronin. Atë madje e detyruan edhe te abortonte. Shqetësues ishte mendimi i disa qytetarëve qe përkrahnin dhunën e tentonin ta arsyetonin.  E në fakt kjo ishte e patolerueshme  sepse ne asnjë lloj rrethane e sido që te vie puna, asnjë person nuk e meriton një trajtim te tillë. Edhe kjo së paku u denoncua, e të mos flasim për rastet e padenoncuara që kanë kaluar ndoshta pse nuk kanë guximin as t’i denoncojnë.

Derisa dikur dhuna ndaj gruas ishte  normale, e ata që rrihnin gratë quheshin tamam ‘burra’, vlen te përmendët se ky mentalitet ka pësuar  një ndryshim derisa  tani disa  e përdorin shprehjen se nuk është burrë ai që e rrah një grua.  Por ky mentalitet ende nuk është zhdukur.

Pra na  rezulton se  vetëm  një pakicë mund të  këtë  arsye për festë,  e të tjerët të protestojnë derisa barazia të ndihet deri tek konflikti më  i vogël.

-Sponzor-