Familjarizëm gjithandej! Isni Kilaj ia arrin qëllimit, rehaton edhe vajzën, e punëson në Ministrinë e Ambientit

0

Vajza e Isni Kilajt është punësuar në Ministrinë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor. Express ka siguruar dokumentin në të cilin thuhet se Valentina Kilaj-Fazliu ka dalë e para në garën për pozitën e zyrtares në Ministri.

Valentinë Kilaj – Fazliu është përzgjedhur si kandidatja më e suksesshme në pozitën e zyrtares për Vlerësimin e Gjendjes së Ujërave Sipërfaqësore dhe Nëntokësore në ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Sponzor

Kjo ministri udhëhiqet nga Fatmir Matoshi i Aleancës Kosova e Re, ndërsa zëvendësministër është Kurtan Kajtazi që është nga radhët e PDK-së, ku bën pjesë edhe i ati i saj, Isni Kilaj.

Isni Kilaj, zëvendësministri që vjen nga radhët e PDK-së, ka pohuar për KALLXO.com kishte mohuar se ka ndikuar politikisht të punësohet vajza e tij.

“Ende nuk ia ka fillu punës, nga të gjitha gjasat është përzgjedh se është profesioniste dhe përveç kësaj ajo që 7-8 vite është e diplomuar në drejtimin e Hidros, dhe pa punë ka qenë deri më tash. Që është vajza jem nuk d.m.th. që duhet me kalu jetën pa punë. Nuk kam pasur ndikim”, u shpreh Kilaj.

-Sponzor-