Faktet më të paimagjinueshme për trupin e njeriut

0
Trupi i njeriut është i mahnitshëm, por faktet e mëposhtme vetëm sa do t’jua forcojnë bindjen që trupi i njeriut është një mrekulli e vërtetë.

Fakte fantastike për trupin e njeriut:

1: Rreth 80-90% të asaj që ne e perceptojmë si “shije”, faktikisht është për shkak të shqisës tonë të aromës

2: Zemra juaj rrah rreth 35 milionë herë në vit. Mesatarisht, zemra e njeriut gjatë një jete rrah më shumë se 2.5 miliardë herë.

3: Trupi i njeriut ka rreth 5.6 litra gjak. Këto 5.6 litra gjak qarkullojnë përgjatë trupit tri herë në çdo minutë. Në një ditë të vetme, gjaku udhëton në total 19,000 kilometra – pra katërfish distanca për ta kaluar SHBA-në nga bregu në breg.

4: Zemra i pompon rreth 1 milionë fuçi gjak gjatë një jete.

5: Nëse të gjitha arteret, venat dhe kapilaret e sistemit qarkullues të njeriut do të ishin shtrirë, gjatësia totale e tyre do të kishte qenë 100,000 kilometra.  Kjo është përafërsisht dy herë e gjysmë përreth Tokës.

6: Ndonëse kafka duket si një asht i vetëm, faktikisht përbëhet nga 22 eshtra të ndryshëm.

7: Nëse trakti tretës i një personi të rritur do të ishte shtrirë, gjatësia e tij do të kishte qenë nga 6 deri në 9 metra.

8: Qelizat e kuqe të gjakut mund të jetojnë për rreth katër muaj dukje qarkulluar përgjatë trupit, duke i ushqyer 60 trilionë qeliza tjera trupore. Qelizat e kuqe të gjakut i bëjnë rreth 250,000 udhëtime rreth trupit para se të kthehen në palcën e trupit, ku kanë lindur, për të vdekur.

9: Mesatarisht, goja e një personi të shëndetshëm brenda një dite i prodhon rreth 600 mililitra pështymë.

10: Qelizat më të shpejta nervore që bartin mesazhe përgjatë aksoneve të tyre, e bëjnë këtë me një shpejtësi marramendëse prej 431 km/h.