Evropa kundër, Amerika mbështetë taksën 100% ndaj Serbisë?

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duket se janë pro vendimit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve vendore.

Ndryshe prej Bashkimit Evropian, Serbisë, Rusisë, Bosnjes, SHBA-ja nuk ka reaguar për këtë taksë, e kjo po shihet se SHBA-ja po e përkrah në heshtje, shkruan Gazeta NewBorn.

Sponzor

Deri më tani SHBA-ja nuk ka pasur asnjë reagim, as nga Ambasada Amerikane në Prishtinë e as nga Ambasada Amerikane në Beograd.

Mbrëmë për taksën kanë reaguar Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Frederika Mogherini, komisioneri Johanes Hanh, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijanqiq.

Pas vendosjes së taksës Presidenti i Serbisë, Aleskandër Vucic, ka thirrur në takim urgjent ambasadorët e Quintit në Serbi, atë të Kinës dhe Rusisë, por as pas takimit ambasadorët e Quintit nuk kanë reaguar/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-