Është një alien! Çifti fotografon lindjen e “jashtëzakonshme”

0

Halloween është shumë afër dhe të pasionuarit pas kësaj dite janë të ngazëllyer nga kostumet që do të krijojnë këtë vit, ku ende pa filluar “gara” mund të shpallim edhe fituesit për idenë më të pazakontë.

Një çift kreativ nga Kanadaja kanë ri-krijuar skenat e famshme nga filmi ku mamaja sjell në jetë një alien.

Sponzor

Në një fushë të mbushur me kunguj, simboli i Halloween, Todd dhe Nicole Cameron kanë realizuar një set ku fotografohet ardhja në jetë e një përbindëshi-alien.

Nicole është realisht shtatzënë dhe çifti ka vendosur që këtë ardhje në jetë ta celebrojë në një mënyrë të jashtëzakonshme që përkon me festën e Halloween.

Në foto shihet gruaja e shtrirë dhe që nga barku i saj del një përbindësh, i cili mbulon në gjak Todd, ku ky i fundit vrapon ta kapë pasi del nga barku i gruas së tij.

Ata e marrin “të voglin” e mbështjellin me batanije dhe shkrepin foto me të, duke shfaqur një krenari për krijesën e tyre.

-Sponzor-