#ErdhiDita është thirrje për rrënim, në emër të lirisë

0

Ditëve të fundit kemi hasur t’a dëgjojmë shumë shpesë moton #ErdhiDita. Konkretisht një moto të tillë gjatë kësaj fushate e ka Lëvizja Vetëvendosje.

Por kush e kishte thënë i pari këtë?

Sponzor

Profesori universitar dhe shkrimtari, Milazim Krasniqi, ka treguar se çfarë domethënie ka shprehja #ErdhiDita.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ishte shkrimtari Mihal Grameno, ai i cili e kishte një poezi me këtë titull ”Ardhi dita”, ose në standaren e gjuhës shqipe ”Erdhi dita”.

Poezia e Gramenos me këtë titull, bënte thirrje për rrënim, në emër të lirisë dhe ishte kushtrim lufte.

Më poshtë postimi i Krasniqit:

“ARDHI DITA” (ERDHI DITA) është poezi luftarake e Mihail Gramenos. Është kushtrim për luftë. Thirrje për rrënim, në emër të lirisë. Strofa më dramatike është kjo: “Maletë të bubuçasën, rne gjëmim me oshëtim,/ E të dridhen fush’ e pyjet, nga të pushkës fëshëllim./ Qielli nga tymi të nxihet, e mos duketë gjëkunt,/ Djelli, hënë edhe yjtë gjer mos marë lufta funt!/” Pra, është thirrje për kataklizmë, në emër të luftës për liri. Mos ardhtë kurrë një ditë e tillë!

-Sponzor-