Emocionuese: Momenti kur ushtari i Ramush Haradinajt shpërthen në lot

0

Publikimi i listave të veteranëve të rrejshëm të UÇK-së javën e kaluar ngjalli shumë reagime në opinion, pasi që në mesin e atyre emrave kishte edhe nga ata të cilët me të vërtetë ishin ushtarë të UÇK-së, shkruan Gazeta NewBorn.

E mesin e shumë ushtarëve të vërtetë të UÇK-së e që ishin pjesë e luftës së fundit është edhe Shqiprim Lika nga Klina, i cili ishte ushtarë i Ramush Haradinajt, ish-komandant në Zonën e Dukagjinit.

Lika, ishte i ftuar në emisionin n’Kosovë Show, ku gjatë gjithë kohës po fliste mes lotëve dhe emocioneve pasi që ishte dëshpruar shumë kur e kishte parë vetën në listën e veteranëve të rrejshëm të UÇK-së, transmeton Gazeta NewBorn

Ai ka treguar shumë gjëra nga jeta e tij e luftës. Ka treguar se si kishte ngrënë bari në mal bashkë me Haradinajn, e sot nuk është as pjesë e listës së veteranëve.

Madej Lika tregon se si para se të nisej për emision i kishte lën vetëm dy euro në shtëpi, pasi që nuk kishte më shumë

Ai më tutje tregon se sot familjen e mbanë vetëm duke prerë dru në mal e duke i shitur ato. Lika tregon poashtu se ishte 11 herë në Shqipëri për të marr armë për UÇK-në, trasnmeton Gazeta NewBorn

Më poshtë ua sjellim të plotë rrëfimin e tij në emisionin n’Kosovë Show: