Eminem ua shkatërron karrierat reperëve tjerë në albumin e ri, ja të gjitha ‘diss-at’ në një video

0

Eminem ka bërë me të vërtetë bujën me albumin e fundit që sapo ka publikuar.

Derisa ai ka lënë të kuptohet përmes këngëve se ky album është një ‘kërkim falje’ për fansat për albumin paraprak, “Revival” i cili nuk është vlerësuar aspak nga kritikët, reperi nuk i ka kursyer aspak ‘diss-at’

Ai në albumin “Kamikaze” ka rikthyer ‘Slim Shady-n’ që fansat e duan shumë, shkruan Gazeta Express.

Sponzor

E ndër këngët ku ka kritikuar veten, reperi i është kundërpërgjigjur dhe ka folur nëpër këngë edhe për repera tjerë që po tentojnë suksesin e edhe për ata që tashmë janë të famshme.

Ndër emrat më të njohur në listën e ‘diss-ave’ të Eminemit është padyshim Drake, kundër të cilit Eminem flet në më shumë se një këngë, shkruan Gazeta Express.

E kur bëhet fjalë për reperin më të suksesshëm të të gjitha kohëve, sigurisht se një fjalë kundër ka ndikim edhe në karrierën e reperëve tjerë.

Deri tani i vetmi që ka reaguar është reperi i ri, Lil Pump, i cili thjesht ka falënderuar inspirimin e tij për kritikën e bërë.

Në videon më poshtë keni të gjitha ‘diss-at’ e Eminem kundrejt kolegëve të tij si dhe arsyet pse ai i ka zgjedhur pikërisht ata./Gazeta Express

 

-Sponzor-