Elvis Kelmendi, Demë Elshanit: Ka me ta vjerrë kryt midis Pejës, veç kallxom ku je qaty t’vi

0

Elvis Kelmendi, djali i Naser Kelmendit, bosit të drogës ka vazhduar kërcënimet ndaj Demë Elshanit, përmes rrjetit social, Facebook.
Familja Kelmendi dhe Elshani e cila tash e 20 vjet janë në hasmëri, djali i Naser Kelmendit, Elvisi ka paralajmëruar “verë të nxehtë vrasjesh” ndaj famljes Elshani, shkruan Gazeta Insajderi.

Video me cenzurë mund ta shihni KËTU.

Sponzor

Në një video të publikuar sot, Elvis Kelmendi ka kërcënuar dhe fyer rëndë Demë Elshanin. Kelmendi ka shkruar se do t’i vjerr kryet në qendër të Pejës.

“Veq ket del aj prej bire të minit se ko mija vjerr kryt midis Peje”, ka shkruar Elvis Kelmendi.

Përvec këtij kërcënimi, ai përmes një video tregon vendodhjen e tij, duke i kërkuar edhe Demë Elshanit që edhe ai ta bëjë publike vendodhjen.

“Unë dal në 5 në 6 në saba, ju skeni… me dal, unë dal vet ju jeni mshef, me jau dhanë Pejën ju smuni me dal. Kallxom ku je bënë një video o Dem Elshani kallxom ku je jo në Bern po ku do që je unë vi..vec vet ju vi”, thotë Kelmendi në video.

Në një status të premten e kaluar Evlvis Kelmendi, paralajmëron Elshanin se “keni me pas ket ver te nxet skam me jau lon venin ven kerka”

“O Dem… tkom thon ti ski kapacitet sa per ty qe vjen kom me rnu edhe 100 vjet Edhe ju qe pom leni komente shokt e tina e …. e tina a i ka ru komt aj … bre robt kam me jau qi rend, keni me pas ket ver te nxet skam me jau lon venin ven kerka”, shkruan Elvis Kelmendi në një postim që ka bërë në Facebook të premten e kaluar.

Elvis Kelmendi është i dënuar nga gjyqësia në Kosovë me 4 vjet për një krim të kryer në Sarajevë.

Video me cenzurë mund ta shihni KËTU.

Ai ishte shpallur fajtor nga drejtësia kosovare për vrasje në tentativë të një të riu boshnjak. Kishte provuar ta vriste Elvis Hoxhiqin në nëntor të 2010 në Sarajevë duke shtënë në të, të paktën shtatë herë, shkruan Insajderi.

Rasti pati ndodhur me 9 nëntor 2010 në kafe-barin “Band” që gjendet në rrugën Ismet Mujezinoviq” në Sarajevë rreth orës 23 e 50. Elvis Kelmendi kishte shtënë në Hoxhiqin me armë “Glock” kalibër 9.19 milimetra duke i shkaktuar lëndime trupore e duke ia rrezikuar jetën.

“Derisa po kryente veprën i pandehuri ka vepruar pamëshirshëm dhe dhunshëm dhe me qëllim ka rrezikuar jetën e më shumë se një personi – aty ishin më shumë se 10 persona të pranishëm në kafe bar”, shkruan në aktakuzë.

Kelemndi e pati pranuar fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

Aktgjykimi në Gjykatën Themelore të Prishtinës është shpallur pa praninë e Kelmendit në gjykatë.

Elvisi kërkohej nga Interpoli derisa autoritetet kosovare e patën arrestuar atë. Pasi Bosnja nuk kishte kërkuar ekstradim në rrugë zyrtare, ishte liruar. Menjëherë ishte arrestuar nga EULEX-i për të hapur një hetim i cili ka rezultuar të hënën me dënimin e tij me burg.

Përveç kësaj, presidenti amerikan, Barack Obama ka vënë në listën e zezë si trafikantë të drogës, për pos Naser Kelmendin, si narkobos, edhe djemtë e tij – Besnikun, Elvisin, Liridonin dhe vajzën e tij Donata Kelmendin.

Po ashtu në listë janë edhe kompanitë e tij që veprojnë në Mal të Zi – “Kaza grande – eksport-import”, Hotel “Kaza grande”në Ulqin dhe “Donata kompani” që funksionon në Mal të Zi. Po ashtu në listë janë edhe “Kaza Grande” në Sarajevë dhe kompania HPTT “Dona Shell” në Kosovë./Insajderi.com

Video me cenzurë mund ta shihni KËTU.

-Sponzor-