Eliminoni dhimbjet e muskujve pas stërvitjeve

0
Healthy men Injury from exercise in the gym, he injured his knee

Përfshirja e një aktiviteti të mirë fizik në rutinën tuaj të përditshme është padyshim një mënyrë e shëndetshme për t’u kujdesur për trupin tuaj.

Por kur filloni të bëni një formë ushtrimi që nuk keni e bërë më parë, mund të rezultojë në muskuj të lënduar.
Më poshtë i gjeni disa këshilla sesi t`i eliminoni dhimbjet e muskujve pas stërvitjeve:

Shtrini muskujt tuaj

Shtrirja e muskujve është e rëndësishme për të lehtësuar lëndimin pas stërvitjeve. Zgjatja siguron lëvizshmëri dhe ju lehtëson dhimbjen.

Apliko ngrohje

Kur e aplikoni nxehtësinë në zonën e prekur, kjo do të ndihmojë në relaksimin e muskujve tuaj të shtrënguar. Ajo çon në qarkullimin më të mirë të gjakut dhe parandalon ndërtimin e mbeturinave të acidit laktik, duke shmangur inflamimin.

Hani siç duhet dhe qëndroni të hidratuar

Ushqyerja me ushtime të pasura me proteina ndihmon në rikuperimin e dhimbjes të muskujve. Gjithashtu, shtoni ushqime omega-3 si salmon dhe avogado në dietën tuaj pasi ndihmon në reduktimin e inflamacionit. Dehidratimi më tej rrit dhimbjen. Prandaj, pini shumë ujë sepse ndihmon gjithashtu në lirimin e toksinave nga trupi dhe i bën muskujt fleksibël.

Masazhoni vendet e lënduara

Masazhi ndihmon në thyerjen e acidit laktik, i cili është një nga arsyet kryesore për dhimbje të muskujve. Ju mund të vetë-masazhoheni ose të merrni ndihmën e një terapisti – masazhist. Terapia e masazhit ndihmon në zbutjen e muskujve dhe shërimin e inflamacionit, transmeton Klan Kosova.