Ekskluzive: Vulini tenton të hyjë në Kosovë, ndalohet në Merdare

0

Ministri nga Serbia, Alkesandër Vulin ka tentuar të hy në Kosove dy netë më parë në Kosovë, por është kthyer prapa nga organet e sigurisë kosovare, në pikën kufitare në Merdare, shkruan Gazeta NewBorn.

Vulini, kishte kërkuar leje zyrtarisht nga MPJ, por i është refuzuar ajo, dhe pas refuzimit te vizites nga MPJ ai kishte tentuar të hyjë ilegalisht në Kosovë.

Sponzor

Për Gazetën NewBorn, këshilltari në MPJ, Jetlir Zyberaj e ka konfirmuar refuzimin që kjo ministri ia ka bërë Vulinit për të hyrë në Kosovë.

Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët serbë kthehen prapa nga organet kosovare pasi nuk iu përfillën rregullave shtetërore të Kosovës.

Madje me arrestim vitin e kaluar e kishte pësuar zyrtari serb, Marko Gjuriq, i cili ishte arrestuar nga Policia e Kosovës derisa po mbante fjalim në Mitrovicë.

-Sponzor-