Ekskluzive: Takohen urgjenisht Kadri Veseli, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli?

0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe Behgjet Pacolli, prite të takohen sonte mbrëma ose nesër gjatë ditës, për të diskutuar për situatën e fundit në vend, pas presionit ndërkombëtar për pezullimin e taksës dhe pas grevave që kanë vërshuar vendin, raporton Gazeta NewBorn.

Burime të Gazetës NewBorn, brenda koalicionit qeverisës, tregojnë se liderët e PAN-it do të mbledhën për diskutuar edhe mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja.

Sponzor

Në këtë takim duke iu referuar burimeve brenda koalicionit qeverisës, Gazeta NewBorn, mëson se Kadri Veseli tashmë ka kërkesë të qartë për Ramush Haradinajn, pezullimi i taksës ndaj Serbisë për 120 ditë, ose shkuarja në zgjedhje të reja, të cilat mbahen brenda 45 ditëve, që nga dita kur bie Qeveria, e që sipas kalendarit i bie që ato të mbahen në fund të muajit mars, eventualisht në fillim të muajit prill.

Në anën tjetër, kryeministri Haradinaj po refuzon me çdo kusht refuzimin ose tërheqjen e taksës ndaj Serbisë, e për këtë mbështetje ka edhe nga NISMA Socialdemokrate.

-Sponzor-