Ekskluzive| Kosova merr garanci nga Amerika: Serbia njeh Pavaresinë e Kosovës brenda dy viteve, taksa pezullohet brenda muajit shkurt?!

0

Sot Kosova po feston 11 vjetorin e Pavarësisë së saj. Ndryshe prej viteve të kaluara, në këtë vit Kosova u gjend përballë një presioni ndërkombëtar, kjo e gjitha për shkak të taksës 100% të vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës, shkruan Gazeta NewBorn.

SHBA-ja bashkë me BE-në kanë ardhur me një propozim të përbashkët, duke i kërkuar Kosovës, pezullimin e saj për 120 ditë, në mënyrë që të vazhdoj dialogu e Serbinë, shkruan Gazeta NewBorn.

Sponzor

Gazeta NewBorn, nga burimet e saja të sigurta mëson se SHBA-ja ka garantuar Kosovën se Serbia do t’a njoh Kosovën brenda dy viteve, derisa pezullimi i taksës do të pezullohet brenda muajit shkurt.

E pezullimi i taksës ka ndarë në dysh edhe partitë politike e liderët e saj në vend. Pro pezullimit të taksës janë partitë e mëdha si PDK-ja, LDK-ja si dhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi bashkë me kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, derisa kundër janë shprehur Vetëvendosje, kryeministri Ramush Haradinaj me partinë e tij AAK-në, si dhe Nisma Socialdemokrate.

AKR-ja, PSD-ja dhe disa parti tjera nuk kanë marr ende ndonjë pozicion sa i përket taksës, derisa vënien e saj në fillim e kishin përkrahur të gjitha partitë/Gazeta NewBorn/

 

-Sponzor-