Ekskluzive: Ja dokumentacioni ku vërtetohet se HIB Petrollit iu ndaluan maunet me derivate në Doganë

0

Gazeta NewBorn, kishte arritur të zbuloj një kontrabandë të madhe në pikën kufitare dhe në doganën e Prizrenit. Dogana dhe Policia e Kosovës i kishte kthyer prapa maunat me derivate me cilës të ulët të cilat destinacion e kishin Kosovën.

Gazeta NewBorn, tash i sjellë dokumentet si dëshmi ku HIB Petrollit, dogana ia kthen prapa maunet me derivate.

Sponzor

Kompania HIB, e ka të drejtën ekskluzive për me marrë naftën në Ballc dhe në Kosovë e sjell përmes firmave të tjera për t’i shituar këtu.

Në dokumentin e Doganës së Kosovës, ndër tjera thuhet se, nga rezultatet e testimit të kryera në laborator rezulton se malli lëndor benzinë nuk përmbush kërkesat e standardeve sipas disa prej parametrave të analizuar dhe për këtë arsye nuk iu lejohet importi në Republikën e Kosovës.

Sipas këtij dokumenti, obligohet agjencioni doganor i autorizuar nga pala “Hib Shped” me numër fiskal 600177332 që për kthimin prapa të dërgesave në fjalë të depozitoj deklaratat T-2.

Kompania në fjalë, “Hib Shped”, sipas ARBK-së, pronar legjitim i saj është Fisnik Bucaliu.

Ndryshe, dy ditë më parë, Gazeta NewBorn, ka shkruar se HIB Petroll po ballafaqohet me bllokimin e cisternave të derivateve në doganë.

Kjo kompani, e cila furnizon institucionet e Kosovës, është ballafaquar shpesh edhe me dënime të tjera.

Autocisternat e HIP Petrollit nga Ferizaj, ka ditë të tëra që i janë bllokuar në doganë për shkak të naftës dhe benzinës të importuar nga Ballshi që është i kontrabanduar nga vendet tjera.

Për procesin e mëtutjeshëm të HIB Petrollit, Gazeta NewBorn do të ju mbajë të informuar në çdo kohë.

-Sponzor-