Ekskluzive: Gazeta NewBorn zbulon planin e Haradinajt për demarkacionin që do ia prezantoj kryeministrit malazez me 6 shkurt

0

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka konfirmuar një vizitë zyrtare që do ta bejë në Kosovë me 6 shkurt, e ku do të takohet me disa udhëheqës vendor, mesin e tyre edhe me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinajn.

Gazeta NewBorn, nga njerëz të afërt të Haradinajt, konkretisht nga zyrtarë qeveritar, mëson se ai tashmë ka një plan që çon drejt zgjidhjes së marrëveshjes së demarkacionit me këtë shtet, marrëveshje kjo e cila është edhe kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Bashkimi Evropian.

Sponzor

Sipas këtyre burimeve të sigurta, Haradinaj ka një plan që do të ia propozoi Markoviqit me 6 shkurt në Prishtinë.

Takimi mes tyre do të mbahet me dyer të mbylluara në Prishtinë dhe më pas pritet që të dalin me një deklaratë para mediave, por që nuk do të thuhet ajo më e rëndësishmja e takimit të mbyllur.

Këto burime tregojnë se Haradinaj ka bërë një plan që do ia propozoj Markoviqit.

Plani është implementimi i Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi të versionit aktual me disa ndryshime në disa pika të tij, siç është ndërrimi edhe shkëmbimi i dy pikave që Çakorri ti takoj Malit të Zi dhe Kulla e Zhlepit ti takoj Kosovës, dhe pas dy viteve kjo marrëveshje të shkoj në Arbitrazh Ndërkombëtar për tu diskutuar e ku do  të vihet në një vendim final rreth kësaj marrëveshje.

Të njëjtat burime tregojnë konkretisht se ky plan do të jetë ai i Zëvendëskyeministrit Fatmir Limajt, i cili ka paralajmëruar se ka një zgjidhje për këtë çështje i cili do të pranohet nga dy palët si në Kosovë ashtu edhe nga Mali i Zi.

Kujtojmë se Ramush Haradinaj dhe subjekti i tij politik AAK kanë kundërshtuar që nga fillimi versionin aktual të Dermarkacionit me Malin e Zi. Bashkë me AAK-në  të njëjtën ide e ka kundërshtuar edhe Vetëvendosje dhe NISMA sa ishin në opozitë.

Siç duket presioni ndërkombëtar dhe ai medial vendor e ka bërë të vetën rreth kësaj çështje.

Poashtu Haradinaj para se të bëhej kryeministër kishte premtuar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të bëhet brenda gjashtë muajve nën udhëheqjen e tij si kryeministër, por kjo gjë nuk ndodhi, madje gati as pas 6 muajve.

Gazeta NewBorn, në ditët në vazhdim do iu mbajë të informauar rreth kësaj çështje./Gazeta NewBorn/

 

 

-Sponzor-