Ekskluzive: Gazeta NewBorn sjellë notat e shkollës të kryeministrit Haradinaj

0

 

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, siç duket kishte qenë nxënës i shkëlqyeshëm e madje edhe i veçuar nga shokët e tjerë të klasës.

Sponzor

Gazeta NewBorn, ka arritur të siguroj dëftesën origjinale të notave të kryeministrit Haradinaj, kur ai ishte nxënës i shkollës fillore ”Sami Frashëri” në Irzniq të Deçanit.

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë javës që shkoj kishte marr pjesë në përurimin e ditës së shkollës në fshatin Irzniq aty ku kishte kryer shkollën fillore dhe të mesme.

Për nderë të kësaj dite, shkollës së këtij fshati iu emru emri i dëshmorit Maxhun Çekaj, luftëtarit të lirisë dhe bashkëluftëtarit të kryeministrit Haradinaj.

Gjatë këtij manifestimi Haradinaj kishte mbajtur një fjalim dhe kishte vizituar kompleksin e dëshmorëve, e ku më pas kishte marrë dhuratë nga drejtori i shkollës, Mehdi Dodaj notat e tij të shkollës fillore.

Sipas kësaj dëftese shihet se Haradinaj ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe kishte nota të larta, e ku suksesi i përgjithshëm poashtu ishte i shkëlqyeshëm.

Ky është dokumenti i parë që një medium sjellë notat e kryeministrit Haradinaj.

Ramush Haradinaj, ishte komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit. Ai pas përfundimit të luftës themeloj partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në fund të vitit 2004, Ramush Haradinaj u bë kryeministër i Kosovës për herë të parë pas një koalicioni që AAK-ja kishte bërë me LDK-në e ish-Presidentit Ibrahim Rugova.

Poashtu Ramush Haradinaj nga nëntori i vitit 2017-të është kryeministër i Republikës së Kosovës/Gazeta NewBorn/

-Sponzor-