Ekskluzive: Flet babai i Aulonit pas vendimit të Gjykatës

0

Sot Gjykata Themelore në Prishtinë, ka dhënë vendimin rreth rastit të vrasjes së 16 vjeçarit, Aulon Zeka, me 16 shtator të vitit të kaluar.

Sipas vendimit të Gjykatës, vrasësi i Aulon Zekës, G.H, është denuar me 9 vite e 6 muaj burg, ku në të përfshihet edhe qëndrimi i tij në paraburgim që nga shtatori i vitit të kaluar, ndërsa R.G është denuar me 3 vjet masë edukative, ndërsa ndaj të tretit është shqiptuar masa e mbikëqyrjes nga organet e kujdestarisë për gjashtë muaj, shkruan Gazeta NewBorn.

Në vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet se i mituri i parë është dënuar për kryerjen e veprës penale të vrasjes, e mitura e dytë është dënuar për ndihmë kryesit pas kryerjes së veprës penale dhe i mituri i tretë moslajmërim të veprës penale.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës për këtë rast, Gazeta NewBorn, ka kontaktuar babain e Aulon Zekës, Afrim Zeka.

Zeka në një përgjigjie për Gazetën NewBorn, ka thënë se nuk ndihet i kënaqur me vendimin, sa i përket shqiptimit të denimit për femrën R.G e cila sipas tij ishte shkaktarja kryesore e rastit.

”Si denimvrasësi është denuar me maksimumin, mirëpo atij i llogaritet edhe paraburgimi që i bie një vit lehtësim, ndërsa vajza që ishte nxitësja kryesore që erdhi deri tek urrejtja e vrasësit ndaj birit tim edhe pse nuk është paraqit kjo në aktaktuzë, sepse pas disa seancave sikur u akuzua si ndihmëse pas kryerjes së vrasësit dhe kështu nuk jam i kënaqur dhe kërkoj prap që ajo të dënohet për këtë gjë”, tha babai i Aulon Zekës, për Gazetën NewBorn.