EKSKLUZIVE/ Ekipi i Kukësit po mendon edhe për të ardhmen!

0

Talenti i Përfaqësueses së Kosovës-U21 Betim Lumi ,ka nënshkruar një kontrat edhe për një edicion me Nënkampionët e Shqiperisë KF Kukësin.

Megjithëse, është vetëm një 18 vjeçar, mesfushori nga Prizreni ka arritur të jetë pjesë e skuadrës së parë të Kukësit, ndërsa në Shqipëri shihet si njëri nga talentet me më perspektivë në Kategorinë Superiore Te Shqipërisë .

Sponzor

Po ashtu Pritet Qe ta ftoj edhe Selektori Kombëtares së Kosovës U-21, Rafet Prekazi,Ne Kualfikimet e Evropianit 2021

Kampionati Evropian U21 është konfirmuar se do të mbahet në Hungari dhe Slloveni.

Përfaqësuesja e Kosovës është pjesë e Grupit 3 së bashku me Kombëtaren e Shqipërisë U21.

Në të njëjtin grup është edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andorra. Ndërsa më poshtë keni orarin e xhirove, por edhe grupet tjera:
Kualifikimet:
Xhiro e parë: 18-20 mars 2019
Xhiro e dytë: 3-11 qershor 2019
Xhiro e tretë: 2-10 shtator 2019
Xhiro e katër: 7-15 tetor 2019

Xhiro e pestë: 11-19 nëntor 2019
Xhiro e gjashtë: 23-31 mars 2020
Xhiro e shtatë: 31 gusht-8 shtator 2020
Xhiro e tetë: 5-3 tetor 2020
Play-offi: 9–17 nëntor 2020

Finalet: qershor 2021
Shpresojmë që Përfaqësuesja dhe Kombëtarja U21 të kenë paraqitje sa më të mira, që në fund të korrin një sukses të mundshëm dhe të shumë pritur nga tifozët.

-Sponzor-