Edhe një rast human nga Shoqëria e Bashkuar Prizreni, Qëndrim Bytyqi kalon me sukses operacionin

0

Qendrim Bytyqi e ka kaluar me sukses operacionin që e kishte në këmbë.

Shoqëria e Bashkuar Prizreni kanë uruar të riun që të ketë shërim të shpejt pas kryerjes së operacionit.

Sponzor

Ata kanë falënderuar Zotin dhe të gjithë ata që ndihmuan dhe që ia mundësuan që të kryej këtë operacion.

Ata sot kanë vizituar Qëndrimin 20 vjeçar nga Prizreni i cili kishte probleme në dy këmbët e tij por me njërën ka më shumë.

Kjo Shoqëri kishte marrur përsipër këtë rast dhe e kanë dërguar për operim në Orto Medica Hospital.

Ky operacion u krye me sukses kurse ky rast është vetëm vazhdimësi e kësaj Shoqërie nga Prizreni të cilët nuk po ndalen me humanizmin e tyre duke ndihmuar njerëzit në nevojë.

-Sponzor-