E zbulon Fisi: Ky person i spiunoj forcave serbe se do të sulmoheshin nga NATO

0

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fisnik Ismaili, ka treguar një sërë ngjarjesh për kohën kur ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), konkretisht për betejën e Koshares.

Ai në emisionin “Personale” të RTV Dukagjini, ka thënë se një oficer francez i ka informuar forcat serbe se Aleanca e Atlantikut Verior ( NATO) është duke i sulmuar bazat e tyre.

Sponzor

“Kjo ka ndodhur derisa e dëgjuam lajmin se NATO e ka zënë një oficer francez, duke spiunuar tek forcat serbe. Nga përgjimet që i kemi bërë, e kemi dëgjuar se ata deri atëherë ishin të njoftuar se do të sulmoheshin.

Pasi u zbulua ai, u ndryshua loja, sepse më nuk i kam dëgjuar paralajmërimet dhe se u intensifikuan sulmet e NATO-s”, ka thënë Ismaili.

-Sponzor-