E zbresin nga autobusi se s’kishte para për biletën, humb jetën nga i ftohti

0

Një studente 21-vjeçare e mjekësisë Iryna Dvoretska, gjeti vdekjen e ngrirë si pasojë e të ftohtit, për shkak se e zbritën nga autobusi, pasi nuk kishte para për të paguar biletën.
Ishte ora 04.00 e mëngjesit dhe në veri të Ukrainës, termometri shënonte -20 gradë.

Drejtuesi i mjetit Oleg Zhelinskiy, nuk i mori aspak parasysh lutjet e së resë, duke e zbritur në mes të rrugës në mes të të ftohtit, në një zonë të pa banuar.

Sponzor

Vajza u gjet e vdekur nga i ati gjatë fundjavës së lënë pas, dy ditë pas zhdukjes.

“Ishte e shtrirë në dëborë, me sytë e hapur dhe të frikësuar. Nuk do arrij që ta pranoj kurrë”, tha babai i vajzës.

Ndërkohë nga ana e policisë ka nisur një procedim penal ndaj shoferit i cili rrezikon katër vite burg.

-Sponzor-