E tmerrshme! Edhe kjo ndodhi sot në QKUK

0

Qendra Klinike Universitare e Kosovës funksionon ende me kushte të mjerueshme.

Përveç problemeve të shumta me furnizim me barna ku pacientët detyrohen të blejnë edhe gjërat elementare për trajtimin e tyre, në QKU mungojnë edhe pajisjet për bartjen e pacientëve që vijnë me urgjencë, shkruan Gazeta Shneta.

Sponzor

Një ngjarje që shpërfaq kushtet e rënda në QKU ka ndodhur sot kur një pacient shkoi me urgjencë. Familjarët janë detyruar që ta bartin pacientin me batanije, në mungesë të shtretërve ose karrocës.

Kjo nuk është hera e parë që pacientët barten në këtë mënyrë aspak të përshtatshme. Mungesa e shtretërve mobilë dhe karrocave ka qenë evidente edhe më herët, ndonëse QKU pati përfituar donacione.

-Sponzor-