E reja nga Prizreni: E tradhëtova burrin për 20 vite rresht, por kur e kuptoj kjo ndodhi

0

Dëgjova një britmë në oborr. Vrapova dhe dola jashtë. Në duart e burrit pash revolen drejtuar në dashnorin tim. Ia rrëmbeva nga duart dhe e hodha disa hapa larg. Për fat, s’ishte e mbushur. Dhe, më në fund, u zbulua dashuria jonë. E, unë e kisha tradhtuar 20 vjet, shkruan Nita, nga Prizreni.

Që nga fëmijëria më ka munguar kujdesi dhe dashuria, Babanë e kisha mësues, ndërsa nëna punonte pastruese në shkollë, sepse kishim kushte të vështira jetese dhe duhej të sigurohej ekzistenca. Unë dhe motra më shumë kujdeseshim për shtëpinë sesa nëna, jo se nuk dëshironte të punonte ajo, por lodhej nga orari i gjatë në shkollë. As te burri nuk e gjeta më mirë Kur isha në shkollë të mesme, në një mbrëmje me shoqe, u njoha me burrin tim. Në ditëlindjen time të 17 ma dhuroi puthjen e parë, kurse në ditëlindjen time të 18 isha gruaja e tij. E doja dhe mendoja se do më dhuronte një jetë të lumtur e pa brenga, e që më kishte munguar deri atëherë. Por, pas tre vjet martesë, për çudi, burri nisi të largohej gjithnjë e më shumë nga unë.

Sponzor

Nisi të dilte me gra të tjera… Nuk i fshihte dashnoret e tij, madje edhe mburrej me “zotësinë” e tij. Mund ta merrni me mend si e ndjeja veten kur prej askujt s’kisha ndihmë?! Jetoja në pritje se gjërat do të ndryshonin me tim burrë dhe ai do më kthehej vetëm mua… Por, ai vazhdonte me të veten: shkonte herë te njëra e herë te tjetra dhe për mua as që e kishte gajle… Isha përmalluar për fjalë të mira të burrit, për ngrohësi e dashuri… E, këto i gjeja te shoku më i afërt i burrit tim… Unë bëra hapin e parë: i shkrova letër dhe i kërkova të ma dërgonte një panoramë me një trëndafil të kuq, nëse dëshironte të kishte lidhje me mua. Nuk prita shumë e ai u bë imi dhe i tillë mbeti 20 vjet. Ishte vështirë për të gjetur vend për t’u takuar, meqë na njihnin. Por, unë ia dilja disi… As burri im e as fëmijët nuk dyshonin në mua sa herë që dilja vetëm nga shtëpia dhe humbja me orë të tëra… Vitet kalonin e dashuria jonë ishte e pandryshuar. Mund të shkurorëzohesha nga burri e të martohesha me të, sepse ai ishte pa grua, meqë i kishte vdekur vite më parë, por më dhimbseshin fëmija, meqë në atë kohë i kisha dy fëmijë.

Si e këshillova dashnorin që të martohej?

Dashnorin tim e këshillova të martohej, sepse ishte i ri dhe kishte nevojë të krijojë familje, sepse gruaja që i vdiq vite më parë nuk ia lë fëmijë. Ditën e dasmës së tij nuk m’u drodh zemra fare, sepse isha e sigurt se nuk do e humbisja edhe pse martohej, meqë ai marrëzisht më donte, më dashuronte. Ishte vetëm imi më shpirt e trup… Në anën tjetër, ishim fqinj dhe shkuarje ardhjet te njëri – tjetri nuk mungonin dot. Gruaja e tij as që e dinte se ç’më kishte ai mua… Por, koha ngadalë tinëzisht e ndryshoi dashurinë time. Dashnori im ishte lodhur nga jeta e dyfishtë dhe iu dha pijes. Atë ditë kur u zbulua dashuria jonë ai kishte pirë shumë.

Ai nuk ishte përmbajtur dhe vjen te unë, në shtëpinë time. Në derë e pret burri im me revole në dorë. Nuk frikohesha për vete, por më dhimbsej dashuria e tij e madhe që kishte për mua. Ia nxora shpejt e shpejt nga dora burrit tim revolen dhe ia hodha disa hapa larg. Fatmirësisht, revolja kishte qenë e zbraztë. Erdhi gruaja e vet dhe e mori. Ai shkoi në shtëpinë e vet, kurse unë mbeta e vetme, nga shikimi i egër i burrit tim. Në fund, nuk durova dhe i tregova se 20 vjet e kisha tradhtuar. Për çudi, ai u tërhoq dhe nuk nxori zë nga goja… Pse e bëri një gjë të tillë, as atëherë e as sot nuk e di. Sidoqoftë, kurrë nuk e kam ndjerë veten fajtore, sepse po t’më donte ai siç e doja unë në fillim, kurrë nuk do ta tradhtoja…Nita “Kosovarja”

-Sponzor-