E pabesueshme:4 bletë të gjalla jetonin në syrin e gruas, ushqeheshin me kripën e lotit

0

Kur një grua e re tajvaneze, shkoi në spital me njërin sy të fryrë mendoi se bëhej fjalë për një infeksion të thjeshtë syri.

Në fakt , 29-vjeçarja dhe doktori i saj u tmerruan kur zbuluan se katër bletë jetonin brenda syrit të saj.

Sponzor

Doktorët në Fooyin University Hospital në Tajvan arritën të nxirrnin bletët dhe të shpëtonin syrin dhe ndërhyrjen e quajtën si rastin e parë të suksesshëm në botë

Drejtori i spitalit Dr Hung Chi-ting në një konferencë për median trego: Pashë diçka që dukej si këmbë insekti, kështu i vendosa në mikroskop ngadalë, dhe me rradhë pa dëmtuar trupin e tyre.

Gruaja kishte qënë duke pastruar varrin e një familjari, kur kishte ndjerë diçka ti futej në sy.

Në fillim nuk i kishte dhënë rëndësi por gjatë natës syri kishte filluar të përkeqësohej.

Të nesërmen në mëngjes ishte drejtuar në spital ku doktori fillimisht kishte dyshuar për një infeksion por pasi kishte parë me mikroskop, kishte parë këmbët e vogla të bletëve duke lëvizur, të cilat ushqeheshin nga kripa e lotëve të saj.

Bletët e vogla, tërhiqen nga djersa e njeriut. Ato zakonisht nuk janë agresive nëse nuk preken.

-Sponzor-