E gjithë PDK-ja ngritet në këmbë kur përmendet emri i Hashim Thaçit

0

Partia Demokratike e Kosovës, sot ka hapur zgjedhjet e brendshme për kryetar të partisë dhe strukturat tjera, shkruan Gazeta NewBorn.

Hajredin Kuçi, ishte ai i cili foli i pari para të pranishmëve.

Sponzor

Kuçi në fjalën e tij ka përmendur gjithë ata që kontribuar në ngritjen e PDK-së.

Ai ka përmendur dhe falënderuar edhe themeluesin e kësaj partie dhe ish-kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçin, aktualisht president i Kosovës, transmeton Gazeta NewBorn.

Në momentin kur Kuçi ka përmendur emrin e Thaçit e gjithë PDK-ja është ngritur në këmbë në shenjë falënderimi për kontributin e tij të dhënë në PDK.

I pari që u ngritë në këmbë ishte kryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli i cili u pasu edhe nga anëtarët tjerë të PDK-së të pranishëm në sallë/Gazeta NewBorn/

Konventa për hapjen e zgjedhjeve të Partisë Demokratike të Kosovës

Posted by Gazeta NewBorn on Wednesday, October 10, 2018

-Sponzor-