E dashura e ”BABËS” së futbollit shpërthen në lotë kur i pa ato tri gola fantastike

0

Georgina Rodriguez nuk ka mundur t’i ndalë lotët e gëzimit kur partneri i saj, Cristiano Ronaldo, e kompletoi het-trikun për Juventusin kundër Atletico Madridit.

Ronaldo shënoi het-trik duke i ndihmuar Juventusit ta mundë 3:0 Atletico Madridin në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të martën në Torino, shkruan Gazeta Express.

Sponzor

Juve e kishte humbur ndeshjen e parë 2:0 në udhëtim, por tri golat e Ronaldos e dërguan kampionin italian në çerekfinale me rezultat të përgjithshëm 3:2.
Kur Ronaldo shënoi në minutën e 86-të nga penalltia për ta kompletuar rikthimin, Georgina shpërtheu në lot. /Gazeta Express/  

-Sponzor-