E çfarë t’i bësh fatit?

0

Shkruan: Ilirida Rexhbogaj

Para Fakultetit te Filologjisë e përballë Katedrales ishte ulur, një i moshuar afër te 70- ve, aty ishte vendi i tij.
Ai kishte vendosur një letër përballë vetes si çdo ditë tjetër. Ishte i veshur më rroba të vjetra e këpucë të grisura
Po dridhje, mbase nga të ftohtit apo ndonjë sëmundje, që po e linte të vepronte lirshëm sepse i duhej te kërkonte lëmoshë që të ushqehej.
Mbante plis te bardhë, duke treguar se ai ishte i lumtur që i takonte këtij vendi, edhe pse kishte mbetur në rrugë!
Sigurisht ëndërronte për ditë tjera, ose të rrinte më nipërit e tij në një shtepi të ngrohët duke iu treguar mësime jete. Dukej i menduar, dhe nuk besoj që po kërkonte shumë nga jeta.
Iu afruan dhe i dhuruan lëmoshë, por ndryshe nga të tjerët ai nuk foli! Jo pse nuk kishte çfarë të thoshte, ai besoj që kishte shumë për te thënë, por përse të fliste?
Heshtja e tij fliste shumë. Fjalët kishin humbur vlerën e shpresa ishte tretur, ose ishte pajtuar më fatin.
Ai buzëqeshi dhe besoj që më zemer i uroi gjitha të mirat, e kryesorja: që të mos vinte kurrë në pozitën e tij.
Realiteti ishte i dhimbshem. Këtë radhë mbase mendonte se njërëzit e sollën paranë e tani paraja sjell njërzit.
Një diell vjeshte po e ngrohte tokën, e ai për herë të parë e ngriti kokën, pastaj drejtoi shikimin nga kalimtarët, dhe shikonte secilin që kalonte.

-Sponzor-