Dyqani me produkte shqiptare e pa asnjë produkt serb

0

Pas vendosjes së taksës, interesimi për marketet pa produkte serbe është shtuar edhe më shumë, raporton T7
Produktet serbe ndoshta do të mungojne tash e tutje edhe ne marketet e tjera.

Por në kete qender tregtare ka plot 12 vite qe asnje prodhim i Serbise nuk ka qarkulluar.

Sponzor

Te renditur jane flamujt e produkteve te cilat ata i mbajne. E te gjithe ata flamuj perfaqesojne shtete qe kane pranuar Kosoven.

Menaxheri i plus market ne Ferizaj tregon arsyen pse ka bojkotuar produktet serb.

Te njejtat arsye i fton t’i kene parasysh edhe te tjetet.

Menaxheri thote se qe nga vendosja e takses interesimi eshte rritur edhe me shume.

Madje konsumatorët vijnë edhe nga qytetet e tjera.

I lumtur se është vendosur taksa, Remzi Bytyqi thotë se shpreson që do të ndërpritet i gjithë bashkëpunimi me Serbinë.

Konsumatorët shprehen shumë pozitiv me këtë bojkot që qendra tregtare ua bën produkteve serbe.

Pronarët thonë se hapësira më e madhe në qendër, i jepet produkteve vendore, e sipas tyre kjo po i motivon edhe prodhuesit nga Kosova.

-Sponzor-