Dy mërgimtar shqiptar humbin jetën tragjikisht, një në gjendje të rëndë/ Pamje

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure, ku dy shqiptarë kanë gjetur vdekjen.

Siç raportojnë mediat greke, kamioni që drejtohej nga një 64-vjeçar në gjendje të dehur ka goditur dy makina të tjerë në krahun tjetër të autostradës që lidh Pireun me Selanikun.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen dy shqiptarë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk janë bërë me dije emrat e shqiptarët që kanë humbur jetën, ndërsa policia greke ka vënë në pranga kamionistin.