Dua Lipa me dedikim të veçantë për të dashurin

0
Dua Lipa krahas jetës profesionale është shumë e komentuar edhe për jetën private.

Pas ndarjes nga Paul Klein, Dua është ribashkuar me Isaac Carew, me të cilin tashmë nuk fsheh as daljet publike.

Së fundi, përmes një fotografie të ndarë me ndjekësit në Instagram, këngëtarja i ka bërë dedikim të veçantë Isaac.

Ajo ka shprehur haptas mbështetjen që i jep lidhur me iniciativën që ai ka marrë lidhur me shëndetin mental, pasi kishte humbur dy persona shumë të afërt të tij.

“Jam shumë krenare me ty i dashur”, ka shkruar ndër të tjera Dua, e cila ia shoqëroi këtyre fjalëve një imazh ku çifti shihen shumë të dashuruar.