Donald Trump, është duke e cenuar ndieshëm miqësinë tonë me vlerat dhe shtetin amerikan!

0

1. Donald Trump, me Marrëveshjen historike, mes Serbisē dhe Kosovës, qartazi po shihet se po tenton që ta joshë Serbinë në “orbitën” e NATO-s. Por, gabim e ka! Serbia, sa të forcohet Rusia në planin ushtarak, kurr s’do bëhet sferë e ndikimit amerikan.
2. Meqë, shteti amerikan ka investuar më së shumti nē shtendërtimin tonë, atëherë, cila ështē logjika e porosisë së letrēs sē Trumpit, se; “jemi të gatshëm për një MARRËVESHJE, e cila reflekton në mënyrë të BALANCUAR INTERESAT E SEBISË DHE KOSOVËS…”!?
3. Këtu paragrafri; “i balancuar….” dhe “interesat e Serbisē dhe Kosovës…”, janë shumē enigmatike!? Në faza afatshkurtëra, mund të jenë në interes të qeverisë Trump, por, në faza afatgjata jam shumë i bindur që bie ndesh si me; angazhimet, investimet, levërdinë dhe interesat gjeostrategjike e gjeopolitike, të vetë shtetit amerikan!
4. Si mē thjeshtë; Letra e Trumpit kontravers, s’përputhet e nuk është fare nē koherencë, as me referencat diplomatike, as ato gjeopolitike, e as ato strategjike, të shtetit amerikan, e as tē ish administratës Obama! Kjo letër (qē kam përshtypje se Trumpi as që e ka përpilu e as që e ka lexu vetë, por, kēshilltari i sigurisë Xhon Bolton), çka është edhe më interesante askund me asnjë fjalë të vetme, nuk e përmend Brukselin! Që nënkupton, se te BE-ja ata shohin një pa aftësi retarde për ta përmbyllur Projektin e”rikonfigurimit të Ballkanit Perëndimor”!?
5. Tjetêr, shteti amerikan, në negociata me Serbinë përveç, interesave tona, duhet t’i mbroj edhe interesat e veta gjeopolitike dhe gjeostrategjike, në Ballkan. Ndërkaq, nëse Qeveria Trump, mendon se do paqëtohet Ballkani, duke i dhuruar Serbisë toka shqiptare, në këmbim të “shkurorëzimit” historik me Rusinē, e ka shumë gabim! Sepse, Serbia kurrën e kurrës nuk do ndahet nga Rusia.
6. Këtë besoj që e dinē edhe këshilltarët e kesaj amdnistrate. E këtë Serbia do e pranoj edhe për një arsye tjetër; Serbia, saktë e di qē civilizimi perëndimor (me mandat aktual lidershipi-amerikan), është në rënie të ngadalshme, por, edhe të sigurt. Andaj, bllofi për joshjen e Serbisë, për t’i takuar arealit të oksidentit neoliberal, është vetëm humbje kohe.
7. Me shqiptarët, nuk është kështu… Le ta shfletojnë Xhon Boltoni (po shihet ashiqare antishqiptar) dhe këshilltarët tjerë të Trumpit, historinë e “kurorëzimit” tonë pesëshekullor me ish Perandorinë Otomane, dhe do e kuptojnë qartë besnikërinë dhe lojalitetin e dëshmuar shqiptar! Qeveritë gjithandej shkojnë e vijnë, e miqësia jonë bashkë me vlerat e sidomos interesin e shtetit amerikan, nuk guxojnë me asnjë çmim të rrezikohen!

-Sponzor-