Distria dhe Nora i sigurojnë medalje Kosovës edhe në Kinë

0

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë siguruar Kosovës medalje në një për turneve më të rëndësishëm në xhudo.
Xhudistet e Kosovës janë pjesëmarrës në turneun Masters në Goungzhou të Kinës, ku pjesëmarrës janë vetëm 16 më të mirët e secilës kategori.

Vashat e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, kanë arritur të kualifikohen në finale në kategoritë, 47 kilogramë, respektivisht 57.

Sponzor

Distria në këtë turne ka treguar formë të lartë duke mposhtur tri rivale me ippon, për të arritur finalen.

Koreania Yang, rusja Dolgova dhe garuesja nga Sllovenia, Stangar, ishin rivalët e Distrisë në rrugën drejt finales, shkruan lajmi.net.

Paraqitje të shkëlqyera ka regjistruar edhe Nora Gjakova, që po ashtu është kualifikuar në finale.

Dy xhudistet tona, në finale do të takohen me garuese mjaft të forta nga Japonia, vend ky që ka xhudon sport kombëtar./Lajmi.net/

-Sponzor-