Disa persona nuk të vlerësojnë deri në momentin që vendos të largohesh!

0

Disa persona nuk të vlerësojnë aq sa duhet, deri në momentin që ti vendos të largohesh prej tyre. Kur nuk i jep më gjë nga vetja jote, kur nuk i kushton më vëmendje (që e nënvlerësonin), kur nuk i shkruan më sms (që shpesh i injoronin), kur nuk i pret më me krahë hapur sa herë kujtoheshin për ty, atëherë nisin të ndryshojnë.

Ata nuk e kuptojnë se sa shumë i ke dashur, deri në momentin kur nuk gjejnë dikë tjetër që t’i dojë po aq sa i doje ti. Kur nuk gjejnë dot dikë që t’i thojë edhe për defektet apo të metat e tyre, dikë që t’i shohë ata sikur po sheh gjithë botën, dikë që t’i bëjë të ndihen mirë, ata kujtohen për ty.

Sponzor

Ata përpiqen të të fitojnë në momentin që të kanë humbur. Nëse shohin se dikush tjetër të trajton më mirë, të kushton vëmendje, të bën të ndihesh mirë, ata kuptojnë se sa egoistë janë treguar dhe nisin të ndryshojnë sjelljen me ty.

Ata do nisin të të duan, kur ti të ndryshosh me ta. Kur të shohin se ti nuk do e ndjesh më nevojën për të dëgjuar zërin e tyre, kur ti të mos i shohësh më si më parë, kur të mos i telefonosh apo t’i kushtosh vëmendjen që i kushtoje, do të të kërkojnë të penduar.

Nga ana tjetër, edhe ty do të të mungojnë disa gjëra që bëje, pavarësisht se ke nisur t’i harrosh. Do të të mungojnë festat e ditëlindjeve të tyre, këngët tuaja të preferuara, ndarjet e sekreteve tuaja.

Por kur mendon se sa shumë ke sakrifikuar për ta, sa herë ke dalë kundër vetes për ta, sa herë i ke falur për gabimet e tyre, vendos akoma më tepër të fshish çdo gjë nga kujtesa jote. Ata ngatërruan durimin dhe mirëkuptimin tënd me dobësinë dhe kjo gjë nuk mund të falet lehtë.

Kjo është gjëja e duhur që duhet bërë. Ne nuk duhet të jemi një portë e hapur për të lënë këdo të hyjë e të dalë nga jeta jonë, kur t’i dojë qejfi. Marrëdhëniet duhet të funksionojnë me parimin e dhënies dhe marrjes Kur ti jep shumë nga vetja dhe personi tjetër nuk ta kthen në po të njëjtën mënyrë, nuk është egoizëm të largohesh prej atij personi.

Nga ana tjetër, nuk është as mendjemadhësi të mos e pranosh më atë person në jetën tënde. Kuptohet që falja është njerëzore. Ata mund të kthehen tek ne të penduar dhe të na kërkojnë falje.

Ne duhet t’i falim, por duhet ta mendojmë seriozisht, nëse ia vlen të rikthehemi sërish me ta apo jo. Sepse populli ka lënë një thënie shumë me vlerë “Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron”. /Bota.al

-Sponzor-