Dështoi në Botëror, por Giroud pritet të transferohet te super-skuadra e La Ligas

0
Giroud do të largohet nga Chelsea.

Olivier Giroud është vënë në shënjestrën e Atletico Madrid.

Sipas Sky Sports, drejtuesit e klubit madrilen kanë zhvilluar një takim me ata të Chelseat për të parë se sa janë mundësitë për të blerë kartonin e sulmuesit francez për sezonin e ardhshëm.

Giroud shihet si një lojtar që mund ta ndihmojë shumë Antoine Griezmann dhe këtë ai e tregoi edhe gjatë botërorit të Rusisë.

Në këtë eveniment në 546 minuta të luajtura, sulmuesi i Chelseat nuk shënoi asnjë gol e për më tepër nuk kreu asnjë goditje në drejtim të portës, por ishte i rëndësishëm në lojën e përfaqësueses franceze.

Ndërkaq, Atletico Madrid ka dhe një alternativë tjetër për përforcimin e repartit të sulmit.

Bëhet fjalë për Nikola Kaliniç, për të cilin pret përgjigjen përfundimtare nga Këshilli Administrativ i Milanit.