Dështim në agjendën evropiane

0

Raporti për Kosovën i Komisionit Evropian ka konfirmuar dështimin e vendit për ta çuar përpara agjendën evropiane. Kosova vazhdon të ballafaqohet me politizim të administratës publike, ndikim të politikës në drejtësi, shkallë të lartë të korrupsionit, si dhe mosrespektim të të drejtave të njeriut.

Përmbajtja e Raportit të Komisionit Evropian (KE) për Kosovën, i cili u publikua të martën që lamë pas, ka qenë e pritur si nga pozita, ashtu edhe nga opozita. Ngecjet e theksuara në këtë raport veçmas drejt luftës së krimit të organizuar e korrupsionit e bëjnë këtë më të disfavorshmin gjer më tash.

Sponzor

Kështu konsiderojnë të paktën anëtarët e Komisionit për Integrime Evropiane nga opozita, të cilët thonë se një gjë e tillë do ta pamundësojë përfundimisht arritjen e liberalizimit të vizave për këtë vit.Por krejtësisht ndryshe deklarohen përfaqësuesit e partive në pushtet, shkruan më tutje gazeta Zëri. Sipas të tyre, Raporti i KE-së dhe liberalizimi i vizave janë dy procese plotësisht të ndara mes vete.

Në anën tjetër, për të ecur përpara sipas ekspertëve të procesit të integrimit institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë luftën e krimit të organizuar dhe të korrupsionit të nivelit të lartë, të rritet transparenca, llogaridhënia dhe efikasiteti i sistemit të drejtësisë.

E për një gjë të tillë gjatë ditës së djeshme janë zotuar krerët e shtetit, të cilët kanë thënë se do t’i përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja.

-Sponzor-