Deri kur kështu…? Gjendet pa shenja jete edhe një person tjetër në Prishtinë, ja kush është ai

0

Rreth orës 13:00 një person është gjetur i vdekur në lagjen Velania në kryeqytet.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sponzor

Borovci ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një 70 vjeçar.

“Me datën 24.04.2018 rreth orës 13:30 kemi pranuar informatë për një person te alivanosur ne rr. Xhamajli Berisha.Policia ka dale në vendin e ngjarjes, gjithashtu edhe ekipet e ndihmës së shpejtë të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete.Viktima është mashkull rreth 70 vjeç”, ka thënë Borovci.

Ai nuk ka thënë detaje tjera në lidhje me rastin, pasi hetimet janë në fazën fillestare.

Rasti po cilësohet nga policia si “vdekje e dyshimtë”.

“Aktualisht rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha Agron Borovci.

Ende nuk dihen informata tjera në lidhje me rastin.

-Sponzor-