Deputetja e PDK’së për rastin e Drenasit: Krejt bota e mori vesh

0

Deputetja e PDK’së, Xhevahira Izmaku, në debatin e sotëm parlamentar, ks po flitet për abuzimin e 16-vjeçares nga Drenasi prej mësuesit dhe policit, ka thënë se po lëkundet besimi në policinë dhe se nuk është dashur të sillet.

rasti në Kuvend para se të diskutohet mbyllur në Komision e para së të mbyllet si rast.
Izmaku shpreh keqardhje për atë që i ka ndodhur vajzës nga Drenasi, e cila ka denoncuar në moshën 16-vjeçare mësuesin se e ka shfrytëzuar seksualisht, e më pas atë Polici e ka kthyer në skllave të seksit.

Sponzor

Mirëpo, sipas saj, është dashur të mbahet seancë e mbyllur ose të flitet për këtë çështje në komision, shkruan Gazeta Express.

Izmaku ka thënë se është dashur të shqyrtohet në komision e më pas të shihet nëse ka vend për seancë.

“Jam kundër idesë që rastet të vinë me ngutë në Kuvend”, ka shtuar ajo duke u brengosur se mos është lëkundur besimi në Polici.

“Ndjej keqardhje si nënë, si grua, si qytetare e vendit për vajzën. Ndihem edhe ma keq që ka ndodhë nga njerëz që është dashur ta mbrojnë Ndihem keq se na dimë me i keqperdorë, pastaj me i lonë nam atyre familjeve”, ka thënë Izmaku.

Deputetja e PDK’së ka thënë se halli i saj është se mediat e kanë rritur aq shumë rastin e 16-vjecares dhe sipas saj nuk po bëhet fjalë për një fenomen po vetëm për një rast.

“Krejt bota e mur vesh. Fjala sill e bjeri vetit. Sa informata edhe ma të rënda ndodhin në shtetet tjera, shkojnë i mbulojnë, na sot kur e shoh tash në portale… edhe gazetat franceze që kanë skandale 100 herë ma të mdhaja, tash e marrin shembull Kosovën”, është shprehur Izmaku.

“Kemi të bëjmë me një rast jo me një fenomen. Përderisa po ndodhë kjo tronditje do të thotë se ne nuk jemi të mësuar me këto”, ka shtuar ajo.

-Sponzor-